Tirana drejt Laçit, Dinamo luan në “shtëpi”

Abissnet Superiore nis sot me ndeshjet e javës së 31-të. Ndonëse ka dhe gjashtë javë deri në fund, çështja e kreut duket definitivisht e përcaktuar me Tiranën e cila nga 18 pikë të mundshme i lipset vetëm një pikë.
Madje që sot në Laç në duelin me vendin e dytë mund të nisë zyrtarisht festën. Laçi dhe Tirana përballen në Laç duke nisur nga ora 16:45.
Ndërkaq derbi numër 141 Partizani- Dinamo zhvillohet po në 16:45 në ‘Selman Stërmasi’.
Të kuqtë presin në shtëpinë e bardhebluve Dinamon “vanoliane”, aty ku fitorja e skuadrës së Mehmetit shihet e panegociushme me ‘europën’.Për blutë situata në fund kritike, kthimi drejt së Parës mbahet vetëm nga matematika.
Teuta-Kukësi figuron takimi i vetëm i mbrëmjes së sotme. Parë renditjen, durrsakët e kanë të ndaluar humbjen e cila i komplikon ata te zona play out. Kukësi për të ruajtur vendin e tretë tashmë i lakmuar nga disa klube.
Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera të javës zhvillohen ditën e shtunë.
Programi i xhiros së 31-të.
29 Prill 2022
16:45 Laçi- Tirana
16:45 Partizani- Dinamo (‘Selman Stermasi’)
19:45 Teuta- Kukësi
30 prill 2022
16:45
Kastrioti- Egnatia (Kamëz)
Vllaznia- Skënderbeu /Sportiim.al/