Tafaj: Derbi mbetet derbi, Dinamo ka cilësi
Ndihmësi: Duhet të shpresojmë që Kupën ta fitojë Laçi dhe ne të përfitojmë si vend i katërt.
Fatjon Tafaj, ndihmësi i Mehmetit te Partizani u shfaq para mediave për të folur lidhur me takimin e ditës së premte me Dinamon në ‘Selman Stërmasi’.
Deri i kryeqytetit në program në orën 16:45. Të dyja skuadrat e kanë domosdoshmëri fitoren.
Sfida derbi me Dinamon?
Derbi mbetet derbi. Pavarësisht gjëndjes që ka Dinamo në kampionat kjo sfidë duhet vlerësuar në maksimum pasi ata janë ende në luftë për mbijetesë. Mendoj se ne duhet të marrim maksimumin në këtë ndeshje”
Riktheheni në ‘Selman Stërmasi’…
“Na kanë munguar shumë tifozët tanë. Dua t’ju bëja një thirrje sepse janë mbështetje e madhe për ne. Futbolli luhet për tifozë”.
Rezultatet dhe objektivi?
“Me ekipet siper jemi shfaqur shumë mirë ndërsa me ata poshtë kemi gabuar. Janë 6 ndeshje deri në fund të kampionatit. Duhet të marrim maksimumin.
Pikët e plota, përndryshe europa do të jetë larg. Duhet të shpresojmë që Kupën ta fitojë Laçi dhe ne të përfitojmë si vend i katërt. Edhe pse dhe ky vend nuk ka garanci. Janë të gjitha finale për Partizanin”.
Më pas Tafaj ka evidentuar faktin se stoli i Partizanit (futbollistët) nuk jep shumë garanci. Gjithashtu ndihmës trajneri u përgjigj edhe se kur ai mund të pretendojë një pankinë si teknik i parë./Sportiim.al/