Klop deri në 2026 ‘Reds’

Trajneri gjerman është në krye të Liverpulit që prej tetorit të vitit 2015 duke fituar gjithçka me klubin e famshëm anglez.

Juergen Klop ka zgjatur bashkëpunimin me Liverpuiln ndërsa ka firmosur kontratë të re e cila e mban lidhur në “Anfield Road” deri në vitin 2026. Bashkpunim të zgjatur edhe për ndihmësit Pepijn Lijnders e Peper Krawietz.

Klop për klubin ndër të tjera:

“Kam kaq shumë fjalë që mund të përdor për të përshkruar se si ndihem për këtë lajm i kënaqur, i përulur, i bekuar, i privilegjuar dhe i emocionuar!

Ka kaq shumë për të dashur në këtë vend. E dija që para se të vija këtu, e njoha edhe më mirë pasi mbërrita këtu në Liverpool dhe tani e di më shumë se kurrë më parë.

Kur pronarët më sollën mundësinë për të rinovuar, i bëra vetes pyetjen që e kam menduar publikisht. A kam energji dhe atmosferë për të dhënë sërish nga vetja atë që kërkon ky vend i mrekullueshëm nga personi në zyrën e menaxherit? Nuk më është dashur shumë kohë për t’iu përgjigjur me të vërtetën. Përgjigjja ishte shumë e thjeshtë: Unë jam i dashuruar këtu dhe ndihem mirë” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!