Liverpul niset favorit, pret Vijarealin…

Liverpul- Vijareal do të jetë ndeshja e dytë gjysmëfinale pas asaj të zhvilluar të martën përmes spektaklit Siti- Real në Etihad (4-3).

Liverpul:

‘The Reds’ duken favoritë për të kaluar ndaj spanjollëve surprizues pasi jo vetëm cilësisht por dhe me fanellë qëndrojnë shumë më lart. Megjithatë deklarata e Jurgen Klop se Juve dhe Bajern e nënvleftësuan ekipin nga Spanja përkthehet në mobilizim. pavarësisht emrit të skuadrës vendase Liverpul.

Sakaq skuadra angleze erdhi në gjysmëfinale pasi eleminoi 6-4 Benfiken në dy takime.

Vijareal:

11 muaj më parë në Gdansk (Poloni) Vijareal fitoi për herë të parë Europa League duke mundur Mançester Junajtid me penallti (1-1 loja, 11-10 pen).

Në krye ishte ai eksperti Unai Emeri i cili në aspektin personal u korurëzua me trofeun e 4 të këtij kompeticioni.

Ndeshja e sotme Liverpul- Vijareal do të nisë në 21:00 dhe do të gjykohet nga polaku Szymon Marsinjak./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!