Liverpul hap i madh drejt finales

Gjysmëfinale Champions League: Liverpul- Vijareal 2-0

Pas sifidës spektakolare luajtur dje në Etihad Stadium mes Siti dhe Realit për gjysmëfinalen e vajtjes në Ligën e Kampionëve, sot në ‘Anfield’ Liverpul luajti përballë surprizës Vijareal të teknikut Unai Emeri.

Në këtë takim të dominuar nga ‘The Reds’ golat erdhën vetëm në startin e pjesës së dytë. Në minutën e 52 një aksion nga e djathta për Liverpulin e Jurgen Klop devijohet nga mbrojtja dhe përfundon në rrjetë. Në të 55′ goli i dytë i këtij takimi sërish për vendasit.

Këtë radhë Mohamed Salah pas një aksioni individual në hyrje ë zonës filtron një top për Sadio Mane me senegalezin që e dërgon në rrejtë. Reagimi i spanjollëve jo në lartësi ndërsa të kuqtë liverpulas iu afruan edhe golit të tretë. Liverpul shumë pranë finales së Parisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!