Verstapen i prish festën Ferrarit
Pista e’ Enzo e Dino Ferrari’ në Imola, Itali nuk i sjell fat Ferrarit vendas. Dy pilotët e saj Leklerk dhe Sainz zhgënjyen totalisht para tifozëve të shumtë (120 mijë) të ‘kokëkuqes’ nga Marinelo.
Për Çmimin e Madh, në krye kampioni i botës në fuqi Maks Verstapen dhe Serxhio Perez me dy makinat e Red Bull, që udhëhoqën që nga starti.
Holandezi i Red Bull me numër 1 në makinë, teksa dje fitoi 8 pikë në garën e shpejtësisë ia doli të marr vendin e parë sot duke u rikthyer potencialisht në garën për titull.
Sharles Leklerk kalon vijën e finishit në pozicionin e gjashtë për shkak të një gabimi në fund të Variante Alta që e detyron atë të futet në bokse. GP e Karlos Sainz zgjati vetëm disa qindra metra pas përplasjes me Daniel Riçardon në xhiron e parë.
Rasëll i katërti ndërsa Mercedesi i Hamilton erdhi i 14-ti./Sportiim.al/
Radha e mbërritjes: TOP 10:
Verstapen, Perez, Norris, Rasëll ,Botas, Leklerk , Tsunoda, Fetel, Magnusen, Stroll.