Vllaznia nuk frikson, Partizani i merr një pikë europiane

Java e 30-të Abissnet Superiore: Vllaznia- Partizani 0-0

Vllaznia nuk ia del të mundë Partizanin në duelin e drejtpërdrejtë për një vend në zonën europiane. Ndeshja hapëse e javës së 30 të Abissnet Superiore i gjeti dy skuadrat me diferencë 1 pikë mes tyre.

Në fushë, Partizani e nisi mjaft mirë ndërsa në minutën e 8-të, Xhuliano Skuka arriti të depozitojë një top mjaft bukur në rrjetë mirpo sistemi VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Vllaznia pati shanset e veta por në këtë takim, u duk shpesh në vështirësi për të konkluduar te porta e Hoxhës.

Ndërkohë pas pak në Kukës (20:00) do të zhvillohet takimi i dytë i javës ndërmjet Kukësit vendas dhe Laçit. Verilindorët rikthehen në shtëpi pas afro 4 viteve.

Me këtë rast do të ketë edhe një ceremoni inaguruese të Kukës Arena’. Vendasit janë në vend të tretë ndërsa kurbinasit pozicionohen të dytët me 5 pikë më shumë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!