Pele del nga spitali

81 vjeçari ishte i shtruar në spital për analizat rutinë. Pacienti del në gjëndje të mirë nga ‘Albert Einstein’

Mediat braziliane japin një lajm të mirë për Pelen, familjen dhe fansat e tij.

Sipas tyre O’Rei doli nga spitali Albert Einstein në Sao Paulo ku ishte shtruar për dy ditë, për të kryer një sërë kontrollesh në lidhje me kancerin e zorrës së trashë të hequr në shtator 2021.

“Edson Arantes do Nascimento doli nga Spitali izraelit Albert Einstein të enjten 21 Prill 2022. Pacienti është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme klinike”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga mediat kryesore braziliane. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!