Në Imola, Verstapen ‘pole position’-i i parë sezonal

Në pisten e ‘Enzo e Dino Ferrari’, starti i takon holandezit të Red Bull. Leklerk me Ferrari i dyti. Gara të dielën në 15:00

Në provat e para të lira mëngjesin e sotëm dy ferraristët Leklerk dhe Sainz u duk sikur do të ishin absolutë në dy vendet e para të ‘pole position’.

Në shtëpinë e ‘kokëkoqes’ ndërsa skuderia nga Maranelo ka bërë mirë në këtë start botërori të gjithë në ndjekje të kampionit të Botës në fuqi Maks Verstapen.

Zhgënimi mbetet edhe për faktin që holndezi i Red Bull u ndoq sërish nga fati (sikundër edhe në edicionin e kaluar) pasi në kohën limit, një dalje jashtë piste e Lando Norris, bëri që provat të mbylleshin disa sekonda para duke mos i dhënë mundësinë pilotëve të tjerë të provonin në xhiron e fundit.

Ndërkaq nesër do të zhvillohet gara ‘Sprint’ me 21 xhiro, me klasifikimin modern të përvetsimit të pikëve vetëm për 8 makinat e para të F1.

E diela me 120 mijë mbështetës në tribuna, gara sipas renditjes së arritur sot. Sakaq, Mercedes vijon të shfaqet i pafuqishëm. Rasëll i 11-ti ndërsa Hamilton në Sprint niset nga vendi i 13-të.

Starti i ditës së diel:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!