Longo nga Kukësi: Kamza si parkim, objektivi europa

Protokollet janë gati. Nesër në ‘Kukës Arena’ do ketë festë në tribuna por dhe në ‘protagonizëm’. Kthimi i Kukësit skuadër në impiantin e ri pas afro 4 viteve ndihet kudo.

Këtë rast shfrytëzon edhe Longo në daljen e parë si ‘kuksian’ teksa me skuadrën e tij do presë të shtunën në 20:00,Laçin.

Longo:

“Ne të gjithë jemi shumë të lumtur që më në fund jemi në shtëpi. Ne dhe i gjithë qyteti e kemi pritur shumë këtë moment të veçantë.

Do të thyejmë limitet tona në këto ndeshje që kanë mbetur për t’u dhuruar kënaqësi tifozëve, këtij qyteti. Mund ta ndiejmë nga sytë e njerëzve që ka shumë entuziazëm, kështu që kemi edhe përgjegjësi.

Në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur në një fushë që do ta konsideroja më shumë si vend parkimi, në Kamzë, kështu që duhet të bëjmë më të mirën për të fituar në këtë stadium të madh.

E dimë që do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve, që do të na shtyjnë për të fituar, kështu që presioni nuk është mbi ne, por mbi kundërshtarët tanë. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, mentaliteti, dëshira, madje stërvitjen e mëngjesit e ndala më herët për shkat të ritmit të lartë. Mezi po e presim ndeshjen.

Është shumë e rëndësishme për renditjen, për objektivat tanë, por edhe për mënyrën se si na trajtuan në ndeshje e fundit atje. Do t’ua kthejmë atë që na dhanë.

Të gjithë e ndiejmë presionin, unë i pari. Nuk kam ardhur këtu për turizëm, Europa ishte objektivi ynë që në fillim dhe jam i sigurt që do ta arrijmë. Duhet të jemi të bashkuar deri në fund.

Shkurtaj? Nuk mund të flas për futbollistë që prej dy muajsh nuk janë me skuadrën. Kur fola për herë të fundit ishte në Greqi, ku por trajtohet për problemin që ka nga doktorë shumë të mire”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!