Dinamo shkarkon trajnerin, vjen Çaçiç

Dinamo e Zagrebit shkarkoi Zheljko Koçiç fill pas disfatës së djeshme ndaj Hajdukut të Splitit.

Klubi kroat bëri të ditur menjëherë emrin e trajnerit të ri: stoli deri në fund të sezonit do t’i besohet Ante Çaçiç, ish-trajnerit të Kroacisë në 2015-17 dhe të një numri rekod ekipesh në Kroaci e gjetkë.

Gjithësesi, Dinamo Zagreb vijon të kryesojë HNL-në kroate me dy pikë më shumë se Osijek dhe katër nga Hajduk Split.

Çaçiç 68 vjeç, drejtoi ekipin e parë të Dinamos më herët në karrierën e tij si trajner nga dhjetori 2011 deri në nëntor 2012.

Me blutë zagrebas fitoi titullin kampion kroat dhe Kupën e Kroacisë ndërsa në sezonin 2012/13 arriti kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Champions League. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!