Sainz zgjat kontratën me Ferrarin

Piloti spanjoll i Ferrarit Karlos Sainz ka nënshkruar me kokëkuqen deri në vitin 2024.

Lajmin e ka bërë publike vetë skuderia italiane nga Marinelo e cila në kanalet e saj zyrtare ka shoqëruar lajmin me ‘kaskën’ e pilotit 27 vjeçar nga Madridi.

Sainz, ardhur te ekipi i Binotos vitin e kaluar u prezantua denjësisht ndërsa në një vit të errët për Ferrarin ia doli të renditet më lart se piloti i parë Sharls Leklerk.

Ndërkaq kontrata e tij skadonte në fund të këtij edicioni. Matia Binoto sha pas nënshkrimit të spanjollit : “Firma me Karlos tregon se ne kemi besim të madh te ai. Jam i bindur se këtë edicion kemi dy pilotët më të mirë të F1”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!