F1 në Imola, çmenduri për bileta

Ferrari dhe Alpha Tauri në shtëpi, gara zyrtare për Çmimin e Madh të dielën në 15:00.

Nëse në Romë po sulen te biletat e ndeshjes së Romës me Lester për gjysmëfinale të Conference League, disi më e çuditëshme duket kërkesa për biletat e garës së 4-ët në Formula 1 në program këtë fundjavë në ‘Enzo e Dino Ferrari’ të Imolas, Itali.

Pas dy edicioneve me dyer të mbyllura, tribuna e Imolas do të rikthehet në kapacitet të plotë: 120 mijë bileta janë shitur tashmë.

Mijëra njerëz priten do të jenë prezent në spektaklin e një Çmimi të Madh në të cilin Ferrari i shtëpisë vjen si lider i ri.

Në të dy aspektket. Si në renditjen e konstruktorëve ashtu edhe për pilotë aty ku kryeson Shalrs Leklerk.

Made in Italy dhe Emilia Romagna GP do të ketë gjithashtu garë në shtëpi edhe për ekipin AlphaTauri, trashëgimtari i Minardit me bazë në Faenza. Në këto makina garojnë Pierr Gasli dhe Yuki Tsunoda./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!