Java e 30-të, Kukësi e Tirana kthehen në shtëpi

Faza përmbyllëse e ‘Abissnet Superiore’ përpos egos sportive për të gjetur rezultatet teknike të skuadrave në garë, do të mbyllë me risinë e vendosjes funksionale të dy impianteve të tjerë.

Në Kukës, të shtunën bëhët fjalë për një inagurim totalisht të ri të ‘Kukës Arena’. Aty ku prej tri viteve është investuar për një stadium të gjithin europian. Shtyrjeve i ka ardhur fundi ndërsa klubi ka deklaruar se këtë fundjavë përballë Laçit do luajë në shtëpi.

Ndërkohë në kryeqytet, ‘Selman Stermasi’ hap dyert pas ribërjës së fushës së gjelber. Tirana-Kastrioti në program të dielën në 13:45 do të luhet pikërisht në shtëpinë e bardhebluve.

Dy impiante prej të cilëve mund të vijë ndoshta edhe verdikti matematikor i titullit të 26 të Tiranës. Fitorja eventuale e Kukësit ndaj kurbinasëve i jep gjithë atributet e zyrtarizimit kampion të bardhebluve. Gjithnjë nëse rikthimi i tyre pas afro një viti do të shoqërohet me tri pikë ndaj krutanëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!