Laçi thyen Dinamon, blutë drejt së Parës

Duro rikthen Laçin te fitorja, Vanolin e ndjekin humbjet…

Në ditën e Pashkëve, skuadra e Laçit arrin të triumfojë ndaj Dinamos së Tiranës 2-1. Blutë pas këtij takimi duken të destinuar të rikthehen në Kategori të Parë

Një duel i cili u luajt për llogari të javës së 29-të Abissnet Superiore në kushte jashtëzakonisht të papërshtatëshme klimaterike. Era e fortë ka privuar e diktuar në rrokullisjen e sferës aq sa herë portierët e herë ata që godisnin nga loja e ndaluar duhej të provonin disa herë.

Në fushë, Laçi nis furishëm ndërsa kur luheshin 35 sekonda lojë, Mazrekaj sherben për Guindon në zonë i cili godet fillimish shtyllën e majtë me sferën që ndalet në rrjetë.

Më pas nis dueli i lojës sulm-mbrotje i bluve e bardhezinjëve teksa për afro 15 minuta, Dinamo e ndihmuar dhe nga era e fortë, pati dy tri mundësi për barazim. Më pas nis stuhia vendase e kryesisht fill pasi Devid Fejzulla barazoi për Dinmon në të 60′.

Sulmesit e Laçit, ndërsa protagonist i rasteve të humbura evidentohet Akiniemi por dhe Guindo e lojtarët pranë tyre sfumuan 6-7 raste fatale për gol.

Portieri Simoni shkëlqen deri në të 87′ ndërsa Dejan Zarubica i rikthyer pas një dëmtimi të gjatë, shënon golin e dytë për kurbinasit me penallti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!