Mehmeti: Respektojmë Skënderbeun, fitojmë

Partizani pasi lau duart me Kupën ndërsa u mund në mesjavë nga Vllaznia (penallti) rikthehet të luajë në kampionat aty ku do të kërkopjë me insistim një vend në Europë. Nesër do takohet me Skënderbeun në “Elbasan Arena” (16:45), sfidë që tekniku mehmeti sot në konferencë e konsideron jetike për vijimësinë.

Mehmeti:

VLLAZNIA – “Ndihet në aspektin psikologjik rënia te futbollistët, por kemi zhvilluar një sfidë të mire ndaj Vllaznisë. Duhet të kishim lojtarë me më eksperiencë, kishim mundësitë të shkonim 2-0 me traversën e Skukës, por edhe një situatë tjetër po me Skukën, i cili mund të shërbente për Kallakun. Situata që ndodhin, por janë ndeshje me tension dhe duhet qetësi”.

SKUKA – “Skuka është një djalë i talentuar, ai është njeri shumë i mirë dhe pozitiv. Problemi i tij është që është edukuar sportivisht keq para se të vinte te Partizani. Ai vjen nga ligat inferior, dhe të bësh diferencën e të ngjitesh kaq shpejt në majën e futbollit shqiptar është e vështirë të sinkronizohet. Skuka nuk është egoist, por është mësuar të luajë ashtu. Jam munduar të punoj me të në aspektin psikologjik, por edhe taktik. Ka vlera, ka karakter të fortë dhe do ta kalojë shumë shpejt këtë situatë”.

SKËNDERBEU – “Ne do ta respektojmë kundërshtarin. Në të tilla raste kur kundërshtari i ka humbur objektivat dhe luan pa presion, mund të na vështirësohet situata. Duhet të jemi shumë të vendosur, të mos e nënvlerësojmë Skënderbeun”.

KONTINGJENTI – “Kemi pasur probleme me dëmtimet. Stenio Junior ka probleme me kaviljen. Edhe Rrapaj vinte nga një dëmtim, e zëvendësova në Shkodër sepse më kërkoi ndërrim”.

PARTIZANI – “Presioni është gjithmonë te Partizani, jo vetëm te stafi, por edhe te lojtarët, sepse është vetë fanella që ta imponon. Partizani është një klub i madh, gjithmonë ka pretenduar objektiva të mëdha. Të vjen keq, sepse nuk e meritonim të largoheshim nga Kupa e Shqipërisë. Presioni është edhe te klubet e tjera. Kush do të dijë ta përballojë më së miri presionin, do t’ia dalë”.
MESAZHI – “Unë jam i fokusuar që të arrij objektivat që ka klubi. Kam marrëdhënie të mirë me presidentin, por edhe me drejtorin. Jam munduar të bëj maksimumin. Kemi bërë themelet që të ndërtojmë një skuadër kompetitive dhe për kampion. Me ose pa Mehmetin, duhet që Partizani të mos gabojë më në merkato. Duhet të vijnë lojtarë me karakter, lojtarë fitues, të cilët dhe duhet të dinë vlerën e fanellës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!