Kukësi-Laçi në ‘Kukës Arena’

Nga 30 maji 2019 skuadra verilindore nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Kukës

‘Kukës Arena’ do të hapë dyert në 23 prill në duelin Kukësi-Laçi. Ky duket se do të jetë afati përfudimtar i pritjes së gjatë 3 vjeçare që e ka mbajtur skuadrën verilidore larg shtëpisë së saj.

Impianti i ri i cili mori emrin zyrtar ‘Kukës Arena’ (me disa sektorë që u emërtuan specifikisht) gati për të pritur ndeshje të Abissnet Superiores por dhe atyre të raundëve të para të kompeticionëve të UEFA-s.

Liçensusit kanë dhënë dritën jeshile në momentin vendimtar të kampionatit.

Aktualisht skuadra e Kukësi ka 45 pikë dhe një takim që nis pas pak ndaj kastriotit në Kamëz. Për ta konfirmuar lajmin i cili vjen në redaksi nga drejtues të klubit, pritet deklarata zyrtare e Klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!