Dinamo, tre personazhë para mediave

Klubi ka kthyer të pezulluarit Edvan Bakaj dhe Eni Imami. Të dy me statusin e ishit ndaj Laçit

Për Dinamon dhe për atë që ka dhënë skuadra 18 herë kampione e Shqipërisë në këtë edicion është folur shumë. Tej çdo parashikimi skuadra blu me shifart teknikë dhe 8 javë nga fundi duket me një këmbë jashtë Superiores.

Nesër ndaj Laçit në Laç, ka provën e fundit përpara se të gjithë të nisin e të “harrojnë” emrin e Vanolit, Barushit, Ibraimit. Tri pikë eventuale në Kurbin, parë kalendarin, zgjojnë shpresën e bluve për qëndrim.

Ndërkaq sot klubi ka shpërndarë deklaratat e Barushit, Vanolit dhe kapitenit Ibraimi:

𝐍ë 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜ë𝐧 𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐢𝐭ë𝐧 𝐞 𝐬𝐨𝐭𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭 𝐧ë 𝐩𝐫𝐚𝐠 𝐭ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐋𝐚ç𝐢𝐭, 𝐟𝐨𝐥ë𝐧 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐁𝐚𝐫𝐮𝐬𝐡𝐢, 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢 𝐕𝐚𝐧𝐨𝐥𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐚𝐩𝐢𝐭𝐞𝐧𝐢 𝐈𝐛𝐫𝐚𝐢𝐦𝐢.

𝘽𝙖𝙧𝙪𝙨𝙝𝙞:

“Falenderojmë median për mbështetjen, por në të njëjtën kohë kërkojmë të jemi pak të kujdesshëm për të mos e futur në presion skuadrën.Marr shkas nga disa shkrime në media mbi çështjen e blerjes se një kompleksi sportiv, nuk ka asgjë të vërtetë, ne vazhdojmë të jemi në tratativa për blerjen e Kompleksit “Internacional”.

𝙑𝙖𝙣𝙤𝙡𝙞: “Jemi munduar të rregullojmë diçka në lojë. Pavarësisht humbjeve, ekipi po reagon, po punon mirë dhe kam besim tek ta.Jam i lumtur për rikuperimin e Bakajt dhe Imamit, besoj shumë që do na japin një dorë për vazhdimësinë.Kemi treguar që nuk jemi inferiorë ndaj askujt. Laçin e kam parë në ndeshjen e kupës. Është një skuadër e fortë dhe me nivel të lartë, por un jam i bindur që ne do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do dalim me pikë.”

𝙄𝙗𝙧𝙖𝙞𝙢𝙞: “Në përgjithësi kemi punuar mirë, në fushë duhet të zbatojmë me përpikmëri urdhërat e trajnerit për të arritur rezultatet që duam. Personalisht nuk jam tip që dorëzohem, kështu do të jetë edhe nesër. Duhet të besojmë dhe të bashkëpunojmë të gjithë për të patur sukses. Deri sa matematika na e lejon, do të luftojmë deri në fund” -shkruan Dinamo në rrjete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!