Shehi: Egnatia? Kemi garë me vetën

Përpara transfertës në Rrogozhinë me ERgnatian në program nesër në 13:45, Orges Shehi, trajneri i bardhebluve thotë se do të hedhë në fushë formacionin më të mirë. Tekniku sot para mediave shtoi se në këtë pikë të garës, Tirana duhet të nxitojë të mbyllë llogaritë matematikore për titullin.

Shehi:

Ndaj Egnatias?– “Përballemi me një skuadër që ka bërë mirë. Edhe më përpara ka qenë me kontigjentë lojtarësh cilësorë. Çdo skuadër ka objektivat e veta, dhe gjatë rrugës objektivat ndryshojnë. Më parë objektivi i tyre ishte mbijetesa, tani mbase synimi i tyre është shmangja e zonës që mund t’i dërgojë në ‘play-out’.

Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë sepse do të luajmë në fushën e tyre. Do të përballemi me një skuadër që është për tu respektuar dhe do të tregojmë maksimumin.”

Karikimi – “Sidomos këto dy javët e fundit është kjo vështirësia e karikimit të skuadrës. Distanca është relativisht e madhe me ndjekësit tanë. Gara tani është me veten tonë në këto momente dhe duhet të jemi sa më shumë kërkues, që të shfaqim më të mirën tonë. Kundërshtari ka cilësi dhe ne duhet të jemi me përqendrim maksimal.”

Formacioni? – “Të gjithë lojtarët që janë në organikën tonë kanë pasur minuta. Është normale që në kampionat, jo të gjithë të kenë minutazhin e plotë. Një pjesë kanë minuta më shumë dhe do të vazhdojmë që të fusim lojtarë, por edhe elementin e ri duke mos prishur strukturën.

Lojtarët e rinj shprehen më mirë dhe e kanë më të thjeshtë për tu ingranuar me skuadrën për të qenë më kompetitiv. Nesër se do të hedh formacionin më të mirë të mundshëm.”

Deri tani? “Jemi të kënaqur me këtë ecuri, por duhet të përmirësohemi edhe më shumë sepse ka vend për përmirësim. Të kemi një fytyrë. Të jemi gjithmonë ai ekip që kemi qenë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!