Barça eleminohet nga Eintraht, Roma hakmarrja e ëmbël

U përcaktuan skuadrat gjysmëfinaliste të Europa dhe Conference League.

Dy kompeticionet me surprizat e mëdha. Kështu Atalanta thyhet në Bergamo mes polemikash nga Lajpcig ndërsa Frankfurti surprizoi Barcelonën në Camp Nou 2-3. Edhe Lion shkërmoqet keq nga skuadra londineze e Uest Hem 0-3.

Në Conference League, finalja e së cilës do luhet në Tiranë (25 maj), Roma shpartalloi 4-0 Bodo /Glimt duke u hakmarrë e fituar biletën gjysmëfinale. Lester nxjerr ‘dhelpren’ nga vetja dhe eleminon holandezët e PSV. Kalojnë dhe Marsejë e Fejnord.

Shifrat:

Atalanta- Lajpcig 0-2 (1-1)

Barcelona-Eintraht 2-3 (1-1)

Lion-Uest Hem 0-3 (1-1)

Rejnxhers– Sporting Braga 3-1 (0-1)

Conference League:

PSV-Leiçester 1-2 (0-0)

Roma– Bodo/Glimt 4-0 (1-2)

Slavia Pragë-Fejnord 1-3 (3-3)

PAOK- Marsejë 0-1 (1-2) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!