Drita-Llapi finalja e Kupës së Kosovës

Drita-Llapi, zyrtarisht finalja e Kupës së Kosovës në futboll për sezonin 2021-22. Ato eliminuan përkatësisht Ramiz Sadikun dhe Prishtinën në gjysmëfinale.

Me biletën e finales e cila do të zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’ në 21 maj 2022 me fillim orën 20:00 të dyja skuadrat duket se kanë përmbushur një mision të vështirë sezonal.

Gjilanasit e Dritës kanë që nga edicioni 2000-01 që nuk e fitojnë këtë trofe në Kosovë. Nga ana tjetër, Llapi figuron skuadra fituese në fuqi. Skuadra nga Podujeva fitoi në finale me penallti me Dukagjinin e Klinës pas shifrave 1-1.

Gjysmëfinale e Kupës në Kosovë:

Llapi– Prishtina 2-0 (1-2)

Ramiz Sadiku- Drita 2-2 (0-3)

Në kllapa të vajtjes./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!