Tirana pa mëshirë, zhyt drejt të parës Skënderbeun

Java e 28: Skënderbeu- Tirana 0-4 (Xhixha 37′, Totre 62′, Nikqi 68′ Seferi 88′ pen)
Tirana bën kampionen në Korçë, ndaj Skenderbeut në rënje të lirë i cili me shumë gjasë do të kthehet pas 13 edicionëve në Kategori të Parë.
Në rrugëtimin e tyre për t’u zyrtarizuar si kampionët e rinj të edicionit 2021-22, Tirana e udhëhequr nga dyshja Seferi-Xhixha, vendos në anën e saj duelin në verilindje të vendit duke shënuar një gol në pjesën e parë dhe 3 në të dytën.
Nga ana e tij Seferi, autori i golit të fundit me penallti dhe i dy asisteve, arrin te numri 15 golave. Për Xhixhën goli i 12-të.
Ndërkaq nesër në ‘Elbasan Arena ‘në 14:45, luhet ndeshja e fundit e javës mes Dinamos dhe Kastriotit./Sportiim.al/