Skënderbeu në duelin kritik

Sfidë delikate për korçarët të cilët pas 13 edicionëve radhazi në Superiore, rrezikojnë zbritjen në Kategori të Parë. Dinamo-Kastrioti mbyll javën nesër në Elbasan.

Përgatiti: Erga Kenga

Dy skajet e renditjes së Abissnet Superiore në duelin e vetëm të ditës së diel. Skënderbeu i vendit të fundit dhe Tirana kryesuese do të përballen në 16:45 në stadiumin ‘Skënderbeu’ për raundin e 28-të të kampionatit të 83-të Kombëtar të futbollit.

Vendasit vijnë në duelin e radhës në tentativë për të rihapur llogaritë e qëndrimit në elitë. Skuadra e ardhur për herë të fundit nga inferiorër që nga 2009-10 shkroi historinë ndërsa në 2010-11 deri në 2017-18 fitoi 7 tituj kampionë. Pa shtuar këtu trofe të tjerë…

Sot Skënder Gega me tri barazime që kur u ul në stol te korçarët do ta ketë të vështirë për të kompozuar grupin ideal. Janë Vangjel Zguro e Elvi Berisha të pezulluar për kartonë dhe Meksi larguar në Greqi apo Kosta Vangjeli e Alfred Mensah të dëmtuar. Madje në pikëpyetje edhe portieri Rexhepi.

Ndërkohë Tirana ka udhëtuar që mbrëmë drejt Pogradecit dhe ndihet i sigurtë drejt objetkivit madhor. Ndalesa e rivalëve dje por dhe kontigjenti që është konkret te grupi i Shehit i japin qetësinë e duhur.

Për bardheblutë do të mungojnë Behiratçe për kartonë. Java mbyllet nesër me supersfidën e zonës së ftohtë Dinamo-Kastrioti në porgram orën 14:45 në ‘Elbasan Arena’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!