Leklerk kthen Ferrarin e ‘artë’

Piloti i “Kokëkuqes” në triumfin e dytë të Botërorit 2022.Kryeson me 71 pikë. Verstapenin e tradhëton makina…

Sharls Leklerk rikthen si dikur në majë Ferrari-n. Në garën e sotme për Çmimin e Madh të Melburnit në Australi, piloti nga Monako e nisi dhe e mbylli i parë garën e 3-të sezonale të këtij Botërori 2022.

Nga vendi i dytë u nis kampioni në fuqi Maks Verstapen por kur pritej që holandezi i Red Bull të shtonte gazin, e lë makina. Ishte xhiro e 39 nga 58 të parashikuara.

Ndërkaq garë e mirë për partnerin e Verstapen meksikanin Serxhio Perez. Pas zhvillimëve të fundit ai u ngjit në podium si i dytë ndërsa Xhorxh Rasëll la prapa Hamilton për të qënë ai Mercedes-i i podiumit në Australi.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!