Sot/ Superiorja, tri sfida vendimtare

Kampionati i 83-të i Abissnet Superiore nis sot zyrtarisht me fazën e katërt.

Superiorja starton sot me Kukësi-Egnatia për javën e 28-të me fillim orën 13:45 në Kamëz. Me mundësinë e verilindorëve për të parakaluar Laçin e vendit të dytë.

Te grupi i Kukësit dy janë mungesat e deklaruara. Portieri Tafas dhe Shkurtaj si dhe Ardit Hilën e pezulluar. Egnatia në ‘shëndet të plotë’ do të jetë skuadra që vjen në Kamëz për të demostruar se po kalon momentin e mirë.

Nga klubi rrogozhinas janë shrperur se elementët e formacionit titullar janë po ata të suksesit të jvës së kaluar me Dinamon (0-2)

Vllaznia-Laçi dhe Partizani-Teuta janë duelet e tjera të ditës së shtunë me fillim orën 16.45. Shkodranët në krizë rezultatesh do të jenë me misionin e fitores si të vetmen alternativë për të tentuar zonën europiane nga kampionati.Plori do të ketë mungesën e Dianje. Nga stoli nis Gurishta.

Ndërkaq, Laçi, Shpëtim Duron në aventurën numër 2 si trajner i bardhezinjëve sheh nga Shkodra pikën e kthesës. Kurbinasit larguan Josën pas 6 javëve pa fitore.

Shumë për një skuadër që më së shumti gjatë këtij kampionati ka bërë sfidanten e Tiranës kryesuese. Te bardhezinjtë, mungon Ignjatoviç, në pikëpyetje Van Dejv Harmon. Zarubica prej javësh gjëndët në Podgoricë në rikuperim.

Partizani- Teuta edhe këtë radhë luhet në ‘Elbasan Arena’. Të kuqtë pritës me moral të lartë pas një jave pozitive me fitorën ndaj Laçit dhe kthimit me seancat përgatitore në komleksin sportiv të klubit.

Sot ndaj Teutës trajneri Mehmeti nuk do të ketë sherbimet e Andi Hadrojt dhe Arinaldo Rrapajt. I pari i pezulluar ndërsa Rrapaj nuk ka mundur të rikuperohet nga tërheqja e pësuar në stërvitjen me kombëtaren Shpresa ditë më parë.

Sakaq, Teuta e Arapit nuk ka një grup të stabilizuar për këtë takim. Kështu veç Aleksit të pezulluar për kartonë edhe mesfushori Avdyli dhe mbrojtësit Qaqi e Xhekson shfaqen me probleme fizike dhe janë tërësisht në dyshim. Rikthehet Emiljano Vila.

Java e 28-të Abissnet Superiore:

13:45

Kukësi- Egnatia (Kamëz)

16:45

Vllaznia-Laçi

Partizani-Teuta ( në ‘Elbasan Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!