Partizani e ka seriozisht, Vllaznia-Laçi pa gola

Java e 28-të Abisnet Superiore:

Partizani- Teuta 3-1 (Skuka 45′, Bitri 52′, Miroslavjev 96’/ Ivanoviç 27′)

Vllaznia- Laçi 0-0

Partizani pritës në ‘Elbasan Arena’ e pa vetën poshtë një goli ndërsa luhej e 27′-ta ndaj një Teute me disa mungesa të rëndësishme. Goli i barazimit erdhi në fund të pjesës së parë me të zakonshmin Xhuliano Skuka në të 45′.

Një gol që mori vemendjen e sistemit VAR pasi Skuka në momentin e golit ishte në pozicion jashtë loje por teknollogjia vëren se topi për dibranin e kuq vjen nga lojtarët durrsakë.

Në të dytën Eneo Bitri sikundër dhe javën e kaluar ndaj Laçit arrin të godasë në ’10’ pasi me kokë realizon në të 52′-ën për një triumf që vlen vendin e katërt. Në fund Milan Miroslavjev shënon në të 96′-ën golin e tretë të Partizanit.

Në Shkodër, Vllaznia dhe Laçi u ndanë pa gola. Element që tregon se skuadrat punuan pak për golin. Në fakt pjesa e parë përpos rastit të penalltisë së pretenduar nga kurbinasit në minutën e dytë, dha pak në zonat respektive.

Vllaznia shpesh duket konfuze në manovër ndërsa miqtë duken më të vendosur në fushë. E dyta nisi disi më mirë për Vllazninë me një rast të Latifi-Hoxhaj. Inisiativa kalon te bardhezinjtë të cilët me dyshën Guindo-Akiniemi, vendos disa herë në vështirësi mbrojtjen kuqeblu.

Ndërkaq nëse skuadrat u ‘pajtuan’ me barazimin, dëmtimet e shumta të lojtarëve të Duron ( Mazrekaj,Malota) sot në debutimin sezonal në krye të Laçit, shqetësojnë jo pak. Në mesjavë gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë.

Klasifikimi me dy ndeshje për tu luajtur (Skënderbeu- Tirana, Dinamo- Kastrioti) nesër dhe të hënën. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!