Trajneri i Partizanit: Skuadra nuk dorëzohet për europën

Foli duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Shpesh i ra drejt e drejt pa patur frikë se mund të prishë ekuilibra e demotivojë. Dritan Mehmeti pati edhe pjesën e bukur në konferencë shtypi sot para një takimi kampionati në program të shtunën në Elbasan me Teutën.

Mehemti:

Stervitja në kompleks-“Ka qenë ditë historike stërvitja në klub, ka pasur shumë entuziazëm. Është një investim kolosal i presidentit, shpresoj të jetë ogur i mirë për skuadrën dhe rezultatet”.

Teuta?-“Skuadra e Teutës është kampione në fuqi dhe pavarësisht luhatjeve nuk është kundërshtare e lehtë. Do të jetë histori tjetër nesër, pavarësisht fitores sonë në fazën e tretë.

Duhet të jemi të përqendruar, të jemi profesionistë dhe të japim maksimumin. Duhet të kemi mentalitetin e duhur për ta fituar ndeshjen. Stafi dhe lojtarët, të gjithë duhet të jemi me këmbë në tokë për mënyrën sesi duhet ta menaxhojmë ndeshjen”.

Ecuria?-“Partizani është në mesin e tabelës, por jemi në garë dhe me një fitore mund të jesh në luftë për një vend në Europë, që është objektivi minimal. Për sa i përket motivimit, skuadra nuk ka freskinë e duhur, kjo e bën të duket si e pamotivuar. E kam theksuar shpesh, Partizani është në garë për objektivin minimal si në kampionat dhe Kupë. Janë 27 pikë në lojë, s’kemi pse të dorëzohemi.”

Jashtë-“Të gjitha skuadrat vuajnë për stadium, ka humbur miti i fushës. Ndoshta mund ta kesh më të lehtë kur luan në transfertë. Statistikat tregojnë se skuadra është në përmirësim e sipër.

Më shumë na ka shqetësuar mënyra sesi e pësojmë golin, por kemi qenë të përqendruar edhe te shënimi i golit. Në 20 metrat e fundit kemi pasur shumë situata, por nuk kemi mundur të shënojnë.

Duhet të jemi më cinikë.Për këtë pjesë, jam munduar që në momentin që kam ardhur. Skuadra ka treguar rritje, por duhet të kemi parasysh edhe elementet që ka Partizani. Agresiviteti vjen gradualisht pasi është e vështirë kur skuadra pëson shumë ndryshime gjatë sezonit.

Kallaku?-“Jam munduar që në shumë ndeshje ta interpretojmë mirë dhe kjo ngelet për t’u parë në ndeshjet në vazhdim. Në shumë situata, jam munduar që ta përshtas sa më mirë pozicionin e Kallakut. Ai ka cilësi fantazisti, është një numër 10, por e kam shpjeguar që Kallaku ka patur oshilacione për shkak të probleme fizike.

Herald Marku nuk gjëndet as në stol…“Në momentin kur lojtari ka probleme të tilla nuk mund të arrijë të bëjë më të mirën e tij. Është një lojtar profesionist dhe ka vlerat e tij, sidomos vitin e kaluar te Vllaznia. Marku nuk ka qenë ai që kemi pritur dhe mendoj se nuk është përshtatur akoma te Partizani edhe pse ka cilësi të mira. Ndodh që të mos përshtatesh me një skuadër edhe pse ke cilësi të mira.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!