Mehmeti: Kallaku vuan, Marku nuk përshtatet

Në prag të takimit me Teutën në program nesër në ‘Elbasan Arena’ me fillim orën 16:45, trajneri i Partizanit Dritan Mehmeti, ka folur para mediave të interesuara sportive.

Përpos anës teknike dhe strategjisë për këtë ndeshje të javës së 28-të Abissnet Superiore, tekniku i cili i ka dhënë permasa në rritje grupit aktual, ka folur edhe për emra të veçantë me kontribute te të kuqtë.

Pas spjegimit te pyetja lidhur me pozicionin dhe gjëndjen Kallaku, Mehmeti u pyet për mungesën e minutave të Herald Markut. Ai tha:

Kallaku, roli në fushë?

Jam munduar që në shumë ndeshje ta interpretojmë mirë dhe kjo ngelet për t’u parë në ndeshjet në vazhdim. Në shumë situata, jam munduar që ta përshtas sa më mirë pozicionin e Kallakut. Ai ka cilësi fantazisti, është një numër 10, por e kam shpjeguar që Kallaku ka patur oshilacione për shkak të probleme fizike.”

Marku (Herald) jashtë?

“Në momentin kur lojtari ka probleme të tilla nuk mund të arrijë të bëjë më të mirën e tij. Është një lojtar profesionist dhe ka vlerat e tij, sidomos vitin e kaluar te Vllaznia.

Marku nuk ka qenë ai që kemi pritur dhe mendoj se nuk është përshtatur akoma te Partizani edhe pse ka cilësi të mira. Ndodh që të mos përshtatesh me një skuadër edhe pse ke cilësi të mira”-tha trajneri./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!