Do të hapë Kukësi- Egnatia…

Në Kamëz, të shtunën me fillim orën 13:45 java e 28-të Abissnet Superiore vendos përballë Kukësin e Longos dhe Egnatian e trajnerit Ramadani.

Me mundësinë e verilindorëve për të parakaluar në vend të dytë Laçin. Së paku për disa orë. Te grupi i Kukësit dy janë mungesat e deklaruara.

Portieri Tafas i dëmtuar me Kuqezinjtë U21 dhe Vasil Shkurtaj i cili mbetet jashtë planëve po për dëmtim. Klubi ka zbadhur situatën në zyrtare.

Kukësi në rrjete shkruan:

Ekipi ka vijuar me përgatitjet ditën e sotme në prag të ndeshjes së radhës ndaj Egnatias. Me përjashtim të Tafas e Shkurtaj që janë të dëmtuar, pjesa tjetër e grupit ka qenë e plotë.

Ditën e nesërme (sotme, redaktori), ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në kompleksin “Football Republic” dhe më pas do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Egnatias. Takimi ndaj Egnatias do të luhet ditën e shtunë në orën 13:45 në stadiumin e Kamzës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!