Rusia tërheq ankimimin në CAS

Në një material të publikuar nga TuttomeractoWeb’ thuhet se Rusia e përjashtuar nga FIFA dhe UEFA pas pushtimin ushtarak që i bëri Ukrainës në 24 shkurt, pas ankimit në CAS të Lozanës ka ndryshuar mendje dhe ka tërhequr kërkesën për rishyqrtim të pjesëmarrjes në Kupën e Botës në Katar.

(Duhet kuptuar faza ku u kualifikua Polonia e cila më pas mundi Suedinë dhe siguroi biletën e Katar 2022′)

Në fakt është Federata e Futbollit të Moskës e cila ka tërhequr ankesën e saj kundër vendimit të FIFA-s për të pezulluar kombëtaren nga kualifikimet në Katar 2022. Këtë e ka bërë të ditur CAS në Lozanë, e cila në njoftimin e fundit për media ka raportuar mbi statusin e procedurave:

Tërheqja ka ardhur më 30 mars. Nga ana tjetër, ankesat e FUR-së kundër UEFA-s për përjashtimin e ekipeve ruse dhe gjithashtu të kombëtares nga kompeticionet evropiane mbeten në fuqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!