PSG/ Ramos i bashkohet listës në dalje

Pavarësisht se Al-Kelaifi e quajti nënshkrimin me Ramos si një goditje të madhe, tani sheiku i Katarit ka gati vendimin për të mos pranuar kërkesat e lojtarit për të zgjatur kontratën me PSG.

Paqëndrueshmëria sportive në të cilën ndodhet PSG pas eleminimit në Ligën e Kampionëve të konfirmuar më 9 mars, mund të ketë më shumë pasoja sesa ato që dukën.

Nëse situata e Nejmar, Leo Mesit dhe Kilian Mbape tashmë gjeneron një det dyshimesh për të vijuar apo jo, mbrojtësi spanjoll Serxhio Ramos i shtohet tani listës së lamtumirës së mundshme të verës nga klubi francez.

Mbrojtësi spanjoll zbarkoi gushtin e kaluar pas disa javësh tërheqjeje nga Real Madrid, pas së cilës Florentino Perez mori vendimin më të papritur për të gjithë: të refuzojë kërkesat e qendërmbrojtësit andaluzian për të rinovuar kontratën e tij. Kjo shkaktoi lamtumirën e tij me ekipin e Realit pas më shumë se 15 vitesh. Në Paris, historia me dëmtimet e kanë penguar lojtarin të përmbushë pritshmëritë e Al-Kelaifit duke bërë që rreth lojtarit 36 vjeçar të ngrihen pikëpyetje të mëdha.

Mdërkaq mbrojtësi ka marrë pjesë vetëm në gjashtë ndeshje që kur iu bashkua skuadrës verën e kaluar. Vërshëllimat ndaj tij në sfidën e djeshme tregojnë se askush nuk e dëshiron më lojtarin andaluzian në Paris./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!