Rekord shikuesish në ‘Iduna Park’, zhgënjen Dortmund…

Marko Roze dhe skuadra e tij Dortmund, thyhet nga një ekip që drejtohet prej një italiani me emrin Domeniko Tedeski. Titulli më pranë Bajernit.

Pas fitores në transfertë 1-4 me Frajburgun, skuadra e Bajernit të Mynihut merr një superlajm nga dueli i Dortmundit luajtur pak orë më vonë.

Ekipi verdhezi, ndjekësi më i afërt i bavarezëve, u shpartallua në ‘Iduna Park’ të populluar (81.365 tifozë) 1-4 nga Lajpcig duke bërë që diferenca mes vendit të parë dhe të dytë të shkojë në 9 pikë.

Me 6 javë deri në fund Bundesliga duket se e ka gjetur kampionin e ri. Aq më tepër që skuadra e Nagelsman do të presë Dortmundin në ‘Allianz Arena’ në 23 prill.

Shifrat e javës së 28-të:

Frajburg- Bajern 1-4

Arminia-Shtutgart 1-1

Leverkusen- Hertha 2-1

Frnkfurt- Grojther Furth 0-0

Hofenheim- Bokum 1-2

Borusia Dortmund- Lajpcig 1-4 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!