Kukësi pret Tiranën, Dinamo finalja në Elbasan

Kukësi pret Tiranën në Rrogozhinë, Dinamo pret rrogozhinasit në Elbasan.

Në Rrogozhinë, me start orën 13:45 Kukësi -Tirana në prologun e javës së fundit të fazës së tretë. Në dukje një finale e denjë për të dy klubet.

Kukësi kërkon europën dhe një dështim ndaj bardhebluve do të thotë një shans më shumë për ekipe si Vllaznia e Partizani në tentativë për të kapur vendin e tretë.

Tirana do pikët që e afrojnë ndjeshëm me titullin e 26-të. Kontigjenti i Kukësit njeh mungesën e portierit Tafas. Te Tirana, në pikëpyetje Redon Xhixha.

Në ‘Elbasan Arena’, Dinamo në 16:45 në finalen e parë të zonës së ftohtë të renditjes. Vanoli me të tijtë pritet t’i kthjenë në beteja të mëdha sportive javët deri në fund të sezonit. Blutë presin Egnatian e cila pozicionohet 4 pikë mbi ekipin kryeqytetas.

Java e 27-të, sot:

13:45 Kukësi- Tirana

16:45 Dinamo- Egnatia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!