Mbape: Kameruni dhe Algjeria, pjesë imja

E kërkon Reali dhe gjysma e botës. Kilian Mbape, sulmuesi 23 vjeçar i PSG-së dhe i kombëtares së Francës ka treguar anën tjetër të medaljes. Atë njerëzore…

Mbret në fushë ndërsa në një moshë ende të re, kuotohet si më i miri i momentit në planet, lojtari shfaqet ‘kampion’ në një intervistë të fundit.

Sulmuesi ka deklaruar se pavarësisht pasaportes franceze, nuk e braktis kurrë origjinën e tij, Afrikën.

Kilian Mbape:

Kameruni dhe Algjeria janë pjesë e imja. Unë i mbështes të dyja. Kombësia ime është franceze, por origjina ime është algjeriane dhe kamerunase. Nuk mund ta mohoj origjinën time dhe jam shumë i lumtur”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!