Asambleja në Vienë/ Al-Kelaifi: Një milion euro për Ukrainën

Ditë e rëndësishme për futbollin europian. Në orën 15:00, në Vjenë (Austri) u mblodh Asambleja e ECA-s, (Shoqata Europiane e Klubeve), e përbërë nga mbi 160 ekipe europiane dhe e drejtuar nga presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi.

Në takim asistuan edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin dhe drejtues të lartë klubesh.

Gjatë asamblesë së përgjithshme të ECA të mbajtur në Vjenë, presidenti Naser Al-Kelaifi njoftoi një donacion prej një milion eurosh në mbështetje të popullit ukrainas.

Numri një i PSG-së e deklaroi fondin përballë Oleg Protasov (përfaqësues i Federatës së Futbollit të Ukrainës) dhe Sergey Palkin (CEO i Shakhtar Donetsk). “Këto janë kohë të vështira dhe ne të gjithë jemi të pikëlluar, duam paqe”.

Dështimi i Superligës ishte ndër çështjet e tjera të trajtuara. Al-Kelaifi foli dhe për thirrjen e nisur nga UEFA dhe ECA për të menaxhuar shitjen e të drejtave të marketingut të garave evropiane për futbollin e meshkujve, të fituar nga TEAM Marketing dhe Relevent Sports Group.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!