Teuta rikthehet zyrtarisht në “Niko Dovana”

Të mërkurën Teuta- Laçi për gjysmëfinale të edicionit të 70-të të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin e rikonstruktuar të Durrësit.

Klubi durrsak në një njoftim në Facebook bën të ditur se ka marrë fund pritja prej afro 8 muajve larg qytetit.

Postimi:

“NIKO DOVANA HAP DYERT. 🔙😍

Të dashur tifozë, pas thuajse 8 muajsh rikthehemi për të luajtur në “Niko Dovana”. Teuta ka nevojë për mbështetje dhe të mërkurën do të kemi mundësinë dhe kënaqësinë të luajmë me praninë tuaj në stadium. Prania juaj në stadium e bën më të bukur këtë ndeshje, e cila është e para për këtë sezon në Durrës. Futbollistët kanë nevojë për mbështetje dhe padyshim këtë të mërkurë të gjitha rrugët të çojnë në “Niko Dovana” mbështetja e tifozëve, do të jetë një armë shtesë për të thyer Laçin.

MOS MUNGO! #perteuten #perqytetin #forcateuta🔵🔵”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!