Di Maria mbyll me Argjentinën, lë hapur Katarin…

Ish- fantazisi i Real Madridit e quan kapitull të mbyllur me Argjentinin. Pas ndeshjes së fituar 3-0 me Venezuelën, shpërndan mesazhe lamtumire.
Angel Di Maria 34 vjeç është duke menduar seriozisht për t’i dhënë lamtumirën Argjentinës. E zbulon vetë mesfushori i PSG-së në kanalet e tij sociale: “Unë do të them vetëm faleminderit për dashurinë e madhe që kam marrë gjithmonë. Atë që kam ëndërruar e përjetuar në këtë natë të bukur.
Ndoshta ishte ndeshja ime e fundit me këtë fanellë në Argjentinë. Dhe të thuash që ishte një natë e mrekullueshme është një nënvlerësim.
Faleminderit, faleminderit dhe faleminderit një mijë herë. Dua të përgëzoj të gjithë ekipin për ndeshjen e fundit të luajtur. Mendoj se gjithçka ishte perfekte. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi dhe ëndërrojmë së bashku. Forza Argentina”.
Një lamtumirë që megjithatë mund të shtyhet pas Kupës së Botës në Katar pasi në mesazhin e tij lojtari flet për ndeshjen e fundit në Argjentinë me kombëtaren pa specifikuar nëse do mbyllë përfundimisht.
