Kosova e Zhires 5 gola Burkina Faso-s

E kishte mundur në të kaluarën po në miqësore (2-0) por sot Kosova e re me Alen Zhires në debutim si trajner shkatërron 5-0 Burkina Fason.

Një duel miqësor në ‘Fadil Vokrri’ i arbitruar nga Eldorjan Hamiti nisi me disa risi në formacionin dardan teksa Rrahmani, Muriqi nuk u preferuan në formacion.

Menjëherë Kosova përpara me Alitin. Më pas supegoli i Astrit Selmanit. E dyta startoi me një tjetër gol të vendasëve. Këtë radhë mbrojtësi i Torinos Mërgim Vojvoda i dërgoi në 3 shifrat për dardanët.

Ujkani pret një penallti afrikanëve ndërsa më pas radha e Rashicës dhe Domgonit për supergolat e radhës. Muslia në fund goditi shtyllën traversale. Pas tri ditëve, Kosova do të udhëtojë drejt Zyrihut për miqësoren me Zvicrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!