Ish trajneri i Shqipërisë flet për…futboll

Shafqet ish trajneri i Shqipërisë në 2002. Dosena flet për TMW.

Gjatë intervistës për Tuttomercatoweb.com, Xhuzepe Dosena foli edhe për rastin Dybala me mesfushorin sulmues nga Argjentina që duket se ikën nga Juve.

Ai tha: “Është një rast që duhet t’i bëjë lojtarët, agjentët dhe klubet të mendojnë. Milani është lideri i lëvizjejeve që nuk shikon askënd dhe që nuk pyet. Rosonerët kanë treguar se zgjedhin lojtarët e duhur dhe i mësojnë se cila është rruga e duhur për të qenë kompetitivë.

Çfarë humbje është për Juventusin?
“Trajnerat do të kenë bërë një analizë të thellë, por unë do të kthehem të them atë që kam mbështetur më parë. Dibala për cilësitë që ka mund të luajë kudo, por lojtarët duhet të vendosin gjithçka në fushë. Ata janë të detyruar të ndërgjegjësohen për këtë, sepse kjo është ajo që kërkohet nga lojtarët e mëdhenj”.

Do të qëndrojë në Itali sipas jush apo do të shkojë jashtë?
“Kjo varet nga ai: Ai do të ketë mundësinë të zgjedhë dhe do të zgjedhë më të mirën. Karakteristikat e tij u shërbejnë të gjitha ekipeve në botë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!