Trajnerët jetëgjatë, kryeson Anglia

Pavarësisht valës së shkarkimeve këtë dimër, menaxherët e Premier Ligës kanë qenë mesatarisht në punë më gjatë se menaxherët ose trajnerët në ndonjë nga “pesë ligat e mëdha” të Europës.

Sipas një analize të 90-të ligave në të gjithë botën nga Observatori i Futbollit CIES, trajnerët në vetëm shtatë liga, duke përfshirë Major League Soccer dhe Eliteserien të Norvegjisë, kishin një mandat mesatar më të gjatë se drejtuesit e Premier League.

Që nga 1 marsi 2022, një ditë pasi Jesse Marsch mori drejtimin e Lids junajtid, periudha mesatare e qëndrimit në Premier League ishte 772 ditë, që është pak më shumë se dy vjet e një muaj.

Kjo krahasohet me 628 ditë në Bundesligë, 617 ditë në La Liga dhe vetëm 385 dhe 384 ditë në Ligue 1 dhe Serie A, respektivisht. Është gjithashtu më e gjatë se koha mesatare që menaxherët e lartë në Portugali ose Holandë kanë qenë në punë.

Ditët e mbretërimit të gjatë të Aleks Ferguson dhe Arsen Vengerit te Mançester Junatid dhe Arsenal kanë kaluar prej kohësh. Sean Dyche i Bërnlit është aktualisht trajneri me kohën më të gjatë në Premier League.Ai ka pak më pak kohë se trajneri Diego Simeone i Atletico Madrid-it në La Liga dhe trajneri i Bundesligës, Christian Streich me Frajburgun.

Ndërkaq, 9-të trajnerë në Premier League kanë qenë në punët e tyre për më shumë se dy vjet. Në krye, Jurgen Klop i Liverpulit dhe Pep Guardiola i Mançester Sitit, të dy për më shumë se pesë vjet, duke ndërtuar skuadra që kanë dominuar Premier League në sezonet e fundit. Por menaxherë si David Mojes i Uest Hem dhe Mikel Arteta i Arsenalit kanë arritur të kalojnë shifrën dyvjeçare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!