Zhires në konferencë, testet dhe lista…

Alen Zhires, ulur vetëm pak ditë më parë në krye të Kosovës, ka dalë në konferencë shtypi për të folur për dy testet e përfaqësueses dardane me Burkina Fason dhe Zvicrën.

Francezi Zhires thotë:

“Fillimisht duhet të njihem me kapacitetet e të gjithë lojtarëve dhe jo të ndryshojmë të gjithë strukturën e lojtarëve. Do të vazhdojmë me dinamikën ku kemi mbetur.

Do të duhet që secili lojtarë të tregojë vetën për çdo objektiv që e kemi së bashku. Unë pres pyetjet e juaja (nga gazetarët) për të ditur më shumë gjendjen në të cilën jemi.

Dua të ju tregojë se Emir Sahiti ka pësuar lëndim në stërvitje dhe duhet të gjejmë një zëvendësues për të. Sot do të kemi një seancë stërvitore nga ora 18:30”.

Telegrafi më pas ka bërë pyetje se përse nuk është ftuar Leart Paqrada, duke ditur formën e shkëlqyer që po kalon duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dhjetë asistime.

Leart Paqarda? “Jam në dijeni për problemet që ka pasur lojtari në të kaluarën dhe këto dy ndeshje janë më shumë për t’u njohur dhe besoj se në të ardhmen do të ftohet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!