Poçetino pranë shkarkimit, Simeone në pole

Zhgënjimi/ Mesi- Nejmar në shënjestër por i pari që ikën është trajneri.

Sipas asaj që raporton ‘L’Equipe’, qëndrimi i publikut ndaj skuadrës dhe klubit pas asaj që ndodhi në Champions League ishte një start i madh drejt ndryshimeve që duhen bërë sa më shpejt.

Zemërimi për eliminimin për 1/8-at e Champions League, nga Real Madrid, duket se nuk ka asnjë mundësi shpengimi. Poçetino i pari i cili pritet të bëjë gati valixhen. Tekniku më i paguar në kontinent (gjysëm milion euro në muaj) nuk ia doli të lërë gjurmë dhe largimi në verë është i pashmangshëm.

Favoriti për të zëvendësuar është një tjetër argjentinas. Diego Simeone në krye të Atletiko Madrid që nga viti 2011, gati të shkulet nga Madridi.

Në fakt edhe për Simeonen pati një kurbë uljeje me spanjollët. Tekniku është aktualisht i lidhur me Atletikon deri në vitin 2024, por mund të joshet nga një aventurë e re dhe mjaft e vështirë profesionale./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!