Korabi thyen Erzenin, pretendentët bëhën tre
Kategoria e Parë luajti sot tri takime për javën e 23-të të saj. Kryesfida e luajtur në Peshkopi mes Korabit dhe Erzenit u mbyll 2-1 për formacionin dibran të drejtuar nga Artan Mergjyshi.
Kjo fitore ndaj një rivali direkt duket se ka zgjuar te Korabi ëndrrën për të sulmuar një biletë superiorjeje pa patur nevojën e play off-it..
Bylis 54, Erzeni 51 dhe Korabi 47 me 7 javë nga fundi, ofrojnë skenare të reja sportive për dy vendet e para që ngjiten automatikisht.
Ndërkaq sot në fushë dhe dy dulelet Besa- Shkumbini dhe Butrinti- Maliqi. Në të dy takimet i njëjti rezultat 4-0 për vendasit.
Java e 23, Kategoria e Parë
Korabi-Erzeni 2-1
Besa- Shkumbini 4-0
Butrinti- Maliqi 4-0