Brdariç: Të mbajmë larg Kukësin

Në “Elbasan Arena” do të luhet kryesfida e ditës së hënë Kukësi-Vllaznia. Për javën e 24-të të Abissnet Superiore në orën 16:45 dy verioret në një duel për europën. Para këtij takimi ka folur trajneri i Vllaznisë, Brdariç.

Trajneri i Vllaznisë:

Vendimtare me Kukësin? Për mua çdo ndeshje është deçizive. Nesër, për mua është vazhimi i një serie ndeshjesh që duhet të fokusohemi sepse kemi kundërshtarin me pikë të njëjta në renditje. Duhet të kemi përqëndrim te ajo që ne mund të bëjmë, për të mbajtur larg Kukësin.

Da Silva, Gurishta, Jonuzi dhe Hoxhaj mungesa – Nuk kam “dhimbje koke”. Kam më shumë se 11 lojtarë. Nesër është një ndeshje ku secili do tregojë atë që di të bëjë më mirë, që vlen për këtë ekip. Është një punë e madhe në seancat stërvitore dhe ata janë gati kur thirren në apel.

Derbi 0-0 – Më pëlqen ky rezultat. Sigurisht që nuk kemi interes për ndeshjet e tjera, por ishte një duel që u luajt në një atmosferë të mirë.

Shansi për të lënë pas Kukësin – Nuk kam dëshirë për fjalë, ta tregojmë në fushë që dimë të fitojmë. Lojtarët e kanë marrë planin e ndeshjes. Kampionati vijon dhe do jemi në fokus edhe pas kësaj ndeshje.

Humbja e tyre 5-0 me Partizanin – Nëse i jep ekipeve hapësira, në Shqipëri kanë treguar se të ndëshkojnë, Kjo i ndodhi Kukësit, që humbi përqëndrimin. Partizani i pati hapësirat dhe gjeti pesë gola”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!