Bylis dhe Erzeni bashkëryesojnë, ngjitet Apolonia
Janë luajtur sot 6 takime të Kategorisë së Parë në futboll. Në Shijak, Pezë-Helmës, Lushnjë, Fier, Burrel dhe Peqin, ndeshje me rivalitet e plot befasi. Pas 22 javëve Bylis mbërrihet në krye nga Erzeni i Shijakut që drejtohet nga Nevil Dede.
Nëse në ‘Roza Haxhiu’, Bylis gjeti po atë rival Lushnjën si në sezonet e kaluara teksa duelonin fort për tu ngjitur (u mbyll 1-1) në ‘Tofik Jashari’ Erzeni shënon një gol në portën e Tërbunit me Ymerin dhe merr tri pikë.
Ecuri prej kampioni e Apolonisë ndërsa në shtesë kalon Besën 2-1. Tani “maja” e Korabit” jo dhe aq larg.
Shifrat e javës së 22-të
Erzeni-Tërbuni 1-0
Shkumbini- Butrinti 1-2
Vora- Besëlidhja 2-4
Apolonia- Besa 2-1
Burreli- Turbina 3-0
Lushnja- Bylis 1-1
Të hënën:
14:00
Korabi- Pogradeci
Maliqi- Tomiri /Sportiim.al/