Çelsi status solidariteti, selia e Atalantës me flamurin ukrainas
Një ditë pas njoftimit të Abramoviç për largimin nga Çelsi, klubi londinez lëshoi një tjetër deklaratë në lidhje me situatën e luftës në Ukrainë.
“Situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese. Mendimet e Chelseat janë me të gjithë njerëzit në Ukrainë. Të gjithë anëtarët e klubit po luten për paqe”, shkruan klubi i Çelsit.
Ndërkaq në Bergamo një flamur blu-verdhë, me fjalët “JO LUFTË” u vendos jashtë selisë së Atalantës, në Qendrën Sportive Bortolotti në Zingonia. Në fund të flamurit, numri 18-të lojtarit ukrainas Ruslan Malinovskyi.
Foto e tij u vendos në qendër të flamurit pasi lojtari u deklarua fill pas nisjes së luftës nga Rusia në mbrojtje të vendit të tij duke treguar bluzën “Jo luftë në Ukrainë”.
Lojtari tregoi bluzën poshtë në Pire të enjten e kaluar ndërsa Atalanta luajti kundër Olympiakos për Europa League.