Korabi dhe Bylis në fushë, 4 takime nesër

Erga Kenga

Java e 21-të e Kategorisë së Parë ndyshe nga e shkuara ndahet ‘dysh’ teksa sot dhe nesër do të luhet gjithçka ka parashikuar kalendari te niveli i dytë i futbollit shqiptar.

Katër përballjet e sotme te inferiorët pikasin duele interesante ku ai i ‘Nexhip Trungu’-t Turbina- Korabi por dhe ai i ‘Adush Muça’-s ndërmjet Bylis dhe Burrelit, takime mjaft të vështira për t’u parashikuar.

Ballshiotët dhe dibranët skuadra të kreut për të mos humbur terren ndërsa Besëlidhja-Lushnja në duelin për tu larguar nga zona e rrezikut që këtë edicion kanos thuajse gjysmen e pjesëmarrësve ( 4 të fundit zbresin direkt ndërsa vendi 11 dhe 12 play- out).

Për Sokol Branicën, trajnerin e Shkumbinit, ka një debutim sot në takimin e Beratit.

Kategoria e Parë java e 21-të:

Sot ora 14:00

Besëlidhja-Lushnja

Bylis- Burreli

Tomori- Shkumbini

Turbina- Korabi

Të dielën ora 14:00

Butrinti- Apolonia

Besa- Vora

Pogradeci-Erzeni

Tërbuni- Maliqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!