Video/ Brdariç, rrugë alternative udhëtimi

Tomas Brdaric që prej gushtit 2020 te Vllaznia e Shkodres me statusin e trajnerit të parë të klubit kuqeblu. Me standartet e reja të krijuara nga Bashkia Shkodër e më pas nga presidenti Xhaferi, kroato- gjermani 47 vjeçar, ia ka dalë të rikthejë Vllazninë e madhe futbollistike.

Që në sezonin e parë trofeu i Kupës dhe një pjesëmarrje dinjitoze në Europë. Ndërkaq edhe këtë sezon Vllaznia duket në rrugën e pretendimëve të mëdha. Në garë për titull dhe në gjysmëfinale të Kupës, misioni i Tomas Brdariç i përmbushur.

Së fundi, trajneri është parë të udhëtojë në rrugët e Shkodres me një biçikletë moderne (skuter). Ndoshta ish-futbollisti i Leverkusen, ka ndjerë peshën e trafikut…VIDEO:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!