Korabi, prova në Lezhë, Erzeni në Cerrik

Erga Kenga

Kategoria e Parë duket se e ka gjetur busullen e orientimit sezonal. Edhe pse Bylis u mund javën e kaluar në ‘Nexhip Trungu’ me vendasit e Turbinës, kreu mbetet pronë e tyre me 44 pikë. Rikthimi në shtëpi për skuadrën e Jeton Beqirit ndërsa pret Pogradecin, shihet si moment i duhur për autokritikë.

Ndërkaq dy ndjekëset e ballshiotëve Erzeni dhe Korabi janë të destinuara të kërkojnë maksimalen në transfertë. Shijakasit për të ruajtur vendin e dytë por asesi pa mbajtur një ‘sy’ nga Korabi që ndjek. Aq më tepër që pas disa javëve do të përballet me dibranët në Peshkopi. Këta të fundit në Lezhë për të matur forcat me vendasit e Besëlidhjes.

Megjithatë llogaritë e kreut nuk mund të bëhën pa vështruar poshtë. Sidomos Apoloninë e Fierit e cila nga një skuadër e mesit të tabelës, është rikthyer te zona e pretendimëve. Katër fitore dhe një barazim në 5 të fundit, e kanë ngjitur si me ashensor ekipin e italianit Kanarsa.

Të tjera duele interesante me ndeshjet e ditës të gjitha me start orën 13:30.

Ndeshjet e javës së 19-të, Kategoria e Parë:

13:30

Tërbuni- Apolonia

Besa- Burreli

Bylis -Pogradeci

Turbina-Erzeni

Tomori- Vora

Maliqi- Shkumbini

Besëlidhja- Korabi

Butrinti- Lushnja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!