Lushkja përlotet në lamtumirën e Laçit

Një ‘skenë’ e imrovizuar nga klubi bardhezi për largimin e Regi Lushkjes drejt Sherif Tiraspol, merr permasat e një trofeu.

Regi Lushkja përcillet si hero nga i gjithë faktori bardhezi i Laçit. Kavajasi 25 vjeçar prej 2016-ës në skuadrën kurbinase u kthye në një pikë referimi në mesfushë teksa së bashku me pjesën tjetër të skuadrës i dha lavdi fanelës që mbajti veshur për më shumë se 5 edicione.

Të pashlyera performancat e numrit ’10’ në kampionat, Kupë apo ndeshjet ndërkombëtare. Goli i kavajasit me Laçin ndaj Anderleht të Belgjikës në Bruksel (2-1) për Conference League gjatë 2021-it, kartolinë e madhe e futbollistit i cili do nisë aventurën e re jashtë vendit.

183 ndeshje në kampionat, 26 në Kupë, 14 në Kupat e Europës për një total prej 224. Me golin e sotëm ndaj Partizanit në të 79′-ën, Regi Lushkja shënoi në total edhe 26 gola.

Një banderolë me foton e Lushkjes dhe mbishkrimin ‘Faleminderit’ në zonën e ultrasëve bardhezi, goli i shënuar espekti i madh që pati stafi, shokët e skuadrës publiku. Lushkja nga nesër me statusin e ishit: aventura e re ka emrin Sherif Tiraspol në Moldavi. /Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!